Rama mbledh kryetarët e bashkive , zbulohet agjenda e diskutimeve

31 Mars 2026 | 11:28

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë të premten kryetarët e bashkive, në kuadër të turit kombëtar të Partisë Socialiste, “Punët për Shqipërinë”. Takimi është planifikuar të nisë në orën 11:00 në Tiranë.

Ky tur sipas burimeve të gazetares së Euronews Albania Eksiola Shehu, është pjesë e strategjisë së komunikimit të socialistëve, do të zgjasë 9 javë dhe për secilën javë do të fokusohet në një temë të veçantë diskutimi.

Disa prej temave që do të trajtohen gjatë këtij turi janë:

Bashkimi Europian

Ekonomia, pagat dhe punësimi

Turizmi, kultura dhe diaspora

Arsimi, bujqësia dhe siguria ushqimore

Rama ka nisur që prej javës së kaluar takimet me Asambletë e PS-së lidhur me turin që komunikon në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së javën e kaluar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe

Bashkimi Evropian dënoi deklaratën e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të ishte në vend të...
14:36 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026