Rama: Me teknologjinë e re mund të zgjidhim probleme të krimit e të korrupsionit

13 Shkurt 2024 | 14:42

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë në Dubai, ku po merr pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes.

Kreu i qeverisë mori, së bashku me kryeministrin britanik Tony Blair, zhvilluan një bisedë në sesionin e mbajtur mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave qeverisëse.

Rama në fjalën e tij tha se nëse do të përdoret teknologjia mësuesit dhe mjekët nuk kanë asnjë arsye për t’u larguar nga vendi i tyre.

Mes tjerash ai theksoi se përmes teknologjisë së re mund të zgjidhim probleme të kriminalitetit dhe të korrupsionit.

“Ajo që përmendët për mësuesit dhe mjekët është një tjetër pjesë e bekimeve, sepse nënkupton që vende si Shqipëria përmes teknologjisë të marrin pjesë në një hapësirë të dijes më të mirë të botës. Kjo zgjidh  problemet që vendi jonë por dhe vendet tjera kanë me personelin. Gjithë Europa jugore po vuan nga mjekët pasi këta shkojnë në një vend tjetër. Dubai është një nga vendet më të sigurta në botë për shkak të teknologjisë. Përmes teknologjisë së re mund të zgjidhim probleme të kriminalitetit dhe të korrupsionit”-tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026