Rama mungoi në Kuvend, Vasili: Fshehja, provë e frikës të tmerrshme që ka
Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, deklaroi në përfundim të seancës plenare këtë të enjte, se mungesa e kryeministrit Rama në Kuvend për t’u përballur me opozitën për aferën McGonigal, është tregues i frikës së tij.
Vasili tha se Rama ka frikë të përballet në Kuvend me opozitën për shkak të përmendjes së emrit të tij në dosjen e drejtësisë amerikane.
Ai shtoi se llogaria e madhe për këtë çështje, do të jepet në shesh më datë 11 shkurt, në protestën e thirrur nga forcat opozitare.
“Heshtja nuk e zgjidh problemin. Keni pasur vetëm një pjesë të vogël të çështjes që është bërë publike. Gjëra të tjera do të dalin në dritë. Fshehja është prova e frikës së tmerrshme. E patë si u fsheh për të dhënë llogari ndaj një afere ku përmendet 14 herë.
Vendi I vetëm ku ai është votëbesuar dhe duhet të japë llogari, është parlamenti, ju e patë që u fsheh dhe nuk erdhi. Lindita Nikolla është vendosur në krahun e shkatërrimit të parlamentarizmit dhe për këtë do të përgjigjet. Asgjë nuk i bëjnë opoziitës vetëm e forcojnë dhe llogaria e madhe do të jepët më 11 shkurt”, tha Vasili.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta jashtë Kuvendit, policia merr masa dhe blindon Parlamentin (VIDEO)
LIVE- Tensione para Parlamentit, qëllohet sërish në drejtim të deputetëve, shoqërohen në polici 5 persona
Rama: Patriotizëm nuk është të refuzosh investimet e huaja, por të rrisësh të ardhurat
- 09:57 Protesta te Parlamenti, deputetët hyjnë më herët; Rama nuk pritet të jetë në seancë
- 09:46 Mbi 2,200 viktima nga tërmetet në Venezuelë, presidentja Rodriguez shpall 7 ditë zie kombëtare
- 09:42 OpenAI propozon t’i japë 5% të aksioneve për qeverinë amerikane
- 09:34 Mbi 1,000 hektarë digjen nga zjarret në Francën jugore
- 09:32 Protesta jashtë Kuvendit, policia merr masa dhe blindon Parlamentin (VIDEO)
- 09:30 Një tërmet i fortë godet Afganistanin, sa ishte magnituda