Rama në Asamble: Për Shqipërinë flasin keq vetëm ata që e duan të vdekur PS
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në Asamblenë e PS, ku tha se Shqipëria tashmë është futur në hartën turistike të Europës.
Shefi i qeverisë deklaroi se Tirana, këtë vit ndryshe nga vitet e tjera ka qenë plot me turistë, gjatë muajve të verës.
Rritja e turizimit sipas kryeministrit është fryt i punës 10-vjeçare të maxhorancës socialiste.
Më tej ai nënvizoi se për Shqipërinë flasin keq vetëm ata që e duan të vdekur Partinë Socialiste.
“Tirana kryeqyteti ynë i betonizuar, i mbytur në hijen e kullave të krimit, ku dëgjohen çdo ditë e çdo natë që prej 10 viteve, kujet e vajtocave të bulevardit politik e mediatik, ku këtu nuk punohet por vetëm pastrohen para të pista, këtu nuk jetohet. Kryeqyteti që deri dje kur vinte Korriku banohej vetëm nga punonjësit e shtetit dhe kur vinte gushti ishte në shkretëtirë, këtë vit u pushtua nga turistët. Rrugë më rrugë dhe shpi më shpi, duke sjellë një lumë të pa taksuar parash direkt në arkën e familjeve, në apartamentet dhe dhomat e dhëna me qira. Një fenomen i ri ky i zhvillimit të Shqipërisë turistike. Shqipëria sot ka hyrë në hartën turistike të Europës, pa shpenzuar asnjë qindarkë për reklama mediatike, ndërsa për Shqipërinë dhe kryeqytetin e saj flasin keq vetëm shqipfolësit pa din e pa imam të këtij vendi që na duan mua dhe këtë parti të vdekur. Po i nxijnë jetën shqiptarëve dhe po i lënë pa gojë të huajt”- tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë