Rama në Kukës: Shqipëria s’mund ta humbasë trenin e historisë për mustaqet e Gjuzit
Kryeministri Edi Rama ishte këtë të mërkurë në Kukës, ku ka vijuar fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
Ai tha se maji është muaji ku Shqipëria duhet të marrë vendimin “për të mos humbur trenin e historisë, për mustaqet e Kujtim Gjuzit”. Siç e ka përmendur edhe më herët, kryeministri shtoi gjatë fjalës së tij se Shqipërisë i është hapur dera për anëtarësimin në BE në 2027 dhe kjo nuk është një kohë për tu humbur.
“Për mustaqet e Kujtim Gjuzit s’mund të humbasim trenin e historisë. Se është vërtetë për mustaqet e tij. Se gjëja më madhështore në atë koalicion janë vërtetë mustaqet e Kujtimit! Më tregoni një gjë tjetër, më tregoni se çfarë ka tjetër aty?
BE është familje e madhe, shtëpi të pasurish, që nuk e hapin derën kur do ti, por kur duan ata vetë. Ata e hapin derën vetëm kur kanë interes dhe sot po ndodh ajo që kam thënë me kohë, se sot është edhe interesi ynë edhe interesi i tyre, është koha dhe vendi i duhur.
Ajo derë mbyllet më 2027, kur janë caktuar negociatat dhe nuk mund të presim. Jo po kanë dalë insektet, bufi, zhabat dhe të vonohemi, të humbasim shanset. Nuk mund t’i themi Europës se na kanë dalë ca insekte këtu dhe të presin”, nënvizoi kryesocialisti.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë