Rama në mbyllje të Samitit: Disa kilometra na ndajnë me BE, jemi çift presim bekimin
Në konferencën e përbashkët në mbyllje të Samitit të Procesit të Berlinit kryeministri Edi Rama u tregua mjaft optimist për të “ardhmen europiane”. Ai tha se ky Samit ishte krejt ndryshe, pasi vendet e Bashkimit Europian këtë herë thanë se Shqipëria ka ende disa kilometra për të bërë për të arritur në BE dhe sipas kryeministrit në këto kilometra, do të mbështetemi prej tyre.
Ai nuk i kurseu as batutat kur tha se me BE-në jemi çift edhe pse ende nuk jemi bekuar nga kisha apo kryetari i bashkisë.
“Sot s’është njësoj, ky Samit prodhoi rezultate krejtësisht të ndryshme, Von der Leyen e tha këtë. Në kuptimin që tregon te BE se po u hapet e drejta vendeve jo anëtare që të bëjnë hapa shtesë që normalisht janë të lidhura me anëtarësimin, si financiarisht, ashtu dhe në hapjen e një marketi të vetëm. Nuk janë të gjitha vendet anëtare dakord për këtë, ka pasur skeptikë.
Jam shumë optimist për këtë frymë që ekziston mes vendeve anëtare dhe jo anëtare, kemi një vëmendje të lartë. Kemi arritur në pikën që Gjermania, Franca thonë do bëni disa kilometra të tjerë dhe ne jemi këtu për këtë. Si do vinim në këtë pikë nëse nuk do na tregonit se çfarë të bënim?
Mund të them që ky samit ishte historik sepse ka hapur një rrugë që do jetë më e gjerë vitin që vjet, akoma më e gjerë pas dy vitesh, nuk e kam thënë kurrë që do kemi një “takim romantik” me BE-në, mësova se të dalësh në takime nuk ka rëndësi sa shumë dëshiron të dalësh, por bëj detyrat dhe pastaj shiko, kur yjet të rakordojnë atëherë do bëjmë dasmë. Jemi çift pavarësisht se nuk jemi bekuar nga kisha apo kryetari i bashkisë”,-tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar