Rama në samitin Shqipëri-Izrael për inovacionin: Për hebrenjtë vendi ynë është shtëpia e tyre

12 Maj 2026 | 12:56

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të martë në samitin Shqipëri-Izrael, i cili bëri bashkë rreth 40 kompani inovative izraelite të fushës së sigurisë kibernetike.

Në fjalën e tij, Rama vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, duke theksuar lidhjet historike mes shqiptarëve dhe hebrenjve, si edhe bashkëpunimin aktual në fushën e mbrojtjes kibernetike.

“Për mua është gjithmonë lajm i mirë kur një hebre vjen në vendin tonë. Dua të falënderoj të gjithë ata që ishin të përfshirë në këtë organizim Dua të falënderoj të gjitha ata që ishin të përfshirë në këtë organizim sepse sa më shumë e njoh Izraelin e kuptoj që nuk është e lehtë të bësh bashkë shumë izraelitë. Ne besojmë fort në marrëdhënien mes dy vendeve, jo vetëm për shkak të historisë tonë, të krijuar në kohët më të errëta për popullin hebre. Myslimanët shqiptarë i trajtuan hebrenjtë si motra dhe vëllezër dhe vunë në rrezik jetën e tyre për t’i mbrojtur.”, tha Rama.

Kryeministri kujtoi se shqiptarët strehuan dhe mbrojtën hebrenjtë gjatë periudhave më të errëta të historisë së tyre, duke theksuar se kjo marrëdhënie mbetet e fortë edhe sot.

Duke u ndalur te siguria kibernetike, Rama deklaroi se Shqipëria e kuptoi rëndësinë e saj “në mënyrën më të vështirë”, pas sulmeve kibernetike të lidhura me regjimin iranian. Sipas tij, këto sulme erdhën pasi Shqipëria strehoi mijëra iranianë të opozitës, për arsye humanitare.

Ai tha se sulmet kishin në shënjestër sistemin e shërbimeve online të ndërtuar ndër vite në Shqipëri, i cili sipas tij ka sjellë 95% të shërbimeve publike në platforma digjitale.

“Ne e shpallëm Iranin shtet terrorist, por sot kemi një nivel të ndryshëm të mbrojtjes kibernetike falë bashkëpunimit me Izraelin dhe talenteve izraelite”, u shpreh Rama.

Në përfundim, kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria mbetet një vend pa antisemitizëm dhe se hebrenjtë janë gjithmonë të mirëpritur në vend.

“Për hebrenjtë Shqipëria është shtëpi dhe dëshiron të mbetet e tillë”, deklaroi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE – Spanjë–Argjentinë pa gola pas 90 minutash, finalja e Botërorit shkon në shtesë

Finalja e madhe e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës është mbyllur në barazim pa gola pas 90 minutave të kohës së rregullt....
23:15 | 19/07/2026

Publikohen formacionet zyrtare të finales së Botërorit 2026, Spanja me surpriza, Argjentina zbret me Messin

Gjithçka është gati për finalen e madhe të Botërorit 2026, ku Spanja dhe Argjentina do të përballen sonte në New Jersey për trofeun më të...
20:34 | 19/07/2026

Dita e 50-të e protestës, qytetarët para Kryeministrisë: Të enjten protestë kombëtare te Parlamenti

Protesta qytetare në Tiranë shënon ditën e 50-të të saj, ku edhe këtë të diel, si çdo ditë, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”,...
19:58 | 19/07/2026