Rama: Në tetor s’do hyjë në fuqi fasha 800 KW për konsumatorët familjarë

30 Shtator 2022 | 11:08

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se fasha 800 KW nuk do të hyjë në fuqi në tetor për konsumatorët familjarët.

Lajmin Rama, e ka njoftuar në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, duke thënë kjo fashë synon mbrojtjen e 96% të familjeve.

Sipas tij, kjo metodë që do ndiqet nga nesër në vendin tonë është ndjekur dhe nga vendet e tjera, dhe qëllimi është kursimi i energjisë.

“Nga nesër është planifikuar hyrja një fuqi e fashës së konsumit 800 KW mbi çmimin e mbrojtur nga qeveria për konsumatorët familjarë. Kjo fashë synon mbrojtje në vazhdimësi të 96% të familjeve  të cilat dhe gjatë dimrit nuk e kalojnë  këtë fashë, dhe nga ana tjetër 4% e abonentëve të cilët e kalojnë këtë kufi dhe konsumojnë afro 20%  të të gjithë sasisë të paguajnë me çmimin reali çdo KW mbi kufirin e 800 KW. Kjo është një metodë e ndjekur nga plot vendet për të kursyer energjisë në këtë kohë kaq të zymtë dhe për të mos paguar nga taksat e të gjithëve mbrojtjen e çmimit për konsumin e lartë të një pakice”- thotë Rama.

Numri një i qeverisë tha se sistemi ynë energjitik dhe hidrocentralet plotësojnë vetëm 75% të nevojave për energji elektrike, ndërsa shtoi se plani është që këto nevoja të plotësohen 100%.

“Disa thonë se vendi ynë s’ka lidhje me energjinë elektrike sepse ka ujë dhe hidrocentrale sa të duash po as e para as e dyta nuk janë të vërteta, burimet ujore varen nga reshjet. Sistemi ynë energjitik, me hidrocentralet plot e përplot plotëson vetëm 75% të nevojave për energji. Ne siç e keni parë po ecim sipas planit që të plotësojmë 100% të nevojave me prodhim të brendshëm energjie brenda këtij 4 vjeçari dhe për ta bërë Shqipërinë eksportues Neto të energjisë.

Pikërisht se nuk i plotësojmë dot të gjithë nevojat do të vazhdojmë të dalim në tregun ndërkombëtar. Jemi këtu për të garantuar mbrojtjen e çmimit të energjisë, por dhe për të mos lënë asgjë pabërë që barra faktike dhe psikologjike e kësaj luftë të lehtësohet sa më shumë”-deklaroi Rama.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026