Rama njofton përfundimin e të gjithë grup-kapitujve: Shqipëria rekord drejt BE

12 Nëntor 2025 | 15:00

Kryeministri Edi Rama njoftoi këtë të mërkurë se Shqipëria ka përfunduar të gjithë grup-kapitujt e negociatave të hapura për integrimin në Bashkimin Evropian brenda 12 muajsh, duke e cilësuar këtë si një “rekord absolut” në procesin e integrimeve evropiane.

“Shqipëria e arriti të pamendueshmen, të gjithë kapitujt e negociatave të hapur brenda 12 muajsh rekord absolut në procesin e integrimeve evropiane,” shkruan Rama në rrjetet sociale.

Ai shtoi se “asgjë nuk na dal dot drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE. Askush nuk na ndal dot drejt objektivit madhor të mbylljes së negociatave brenda 2027.”

Kryeministri po ashtu theksoi zhvillimet ekonomike dhe sociale në vend:

“Po e rrisim e forcojmë muaj pas muaji Shqipërinë, me një ekonomi që po rritet; me pensionet që po rriten; me pagën minimale dhe pagat e tjera që po rriten; me investimet e brendshme e të huaja që po rriten; me mbështetjen për më të dobëtit e për të sëmurët me kancer që po rritet pa rritur asnjë taksë dhe duke përmirësuar hap pas hapi punën e institucioneve të shtetit.”

Ai përfundoi duke theksuar se “Shqipëria punon dhe fiton përditë e më shumë respekt.”

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026