Rama njofton shërbimin e ri në e-Albania: Pagesa e taksës së mjeteve do bëhet online

30 Shtator 2025 | 08:11

Kryeministri Edi Rama ka bërë një njoftim përmes rrjeteve sociale këtë të martë për qytetarët, duke prezantuar një tjetër shërbim digjital që vihet në dispozicion të publikut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se duke nisur nga sot, pagesa e taksave të mjeteve mund të kryhet online, nëpërmjet platformës qeveritare e-Albania.

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër shërbim të ri, që nis nga sot, pagesa e taksave të mjeteve ONLINE në e-Albania, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi kreu i qeverisë.

Ky shërbim vjen si pjesë e procesit të digjitalizimit të shërbimeve publike dhe synon të lehtësojë qytetarët, duke shmangur radhët pranë sporteleve dhe duke ofruar një mënyrë më të shpejtë e më të sigurt për kryerjen e pagesave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026