Rama: Nuk jam i shqetësuar për armatimin e Serbisë

12 Prill 2022 | 10:03

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk është i shqetësuar në lidhje me armatimin e Serbisë. Në një konferencë me gazetarët, Rama u shpreh se Serbia është furnizuar me sistem mbrojtës, ndaj kjo nuk përbën problem.

“Nuk jam i shqetësuar për armatimin në fjalë. Nuk shoh se si një sistem mbrojtje nga raketat mund të jetë kërcënues”, tha kreu i qeverisë.

Sipas Ramës, është inkurajues fakti se Serbia ka marrë vendime kundër Rusisë në OKB.

“Serbia ka bërë hapa inkurajues me të dyja votimet në Kombet e Bashkuara. Gjërat duhen parë në kontekst dhe vlerësimet duhen bërë pa harruar kontekstin”, tha Rama.

Lidhur me një vizitë të mundshme në Kiev, Rama tha se ka të tjerë personalitete para tij që mund ta bëjnë diçka të tillë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026