Rama pas mbledhjes së Kryesisë: Nuk do ndryshojmë çmimin e energjisë

17 Tetor 2022 | 10:26

Pas mbledhjes së Kryesisë, kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria do të punojë për të mos rritur çmimin e energjisë për familjet dhe biznesin e vogël.

Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh besimplotë se do ta kapërcejmë këtë dimër pa dhimbje të mëdha.

“Patëm një diskutim të frytshëm dhe kemi ndarë edhe detyra në bazë të këtij aktiviteti që nis nesër për t’u shtrirë në të gjithë Shqipërinë dhe për të komunikuar më të gjitha komunitet qoftë me qeverisjen vendore. Kemi hyrë në një epokë të një kërcënimi të madh botërisht. Europa, ne si  pjesë e saj jemi detyruar të përballemi me kërcënimin e madh të kësaj epoke që vjen nga një agresion në dyert e mëdha të Europës. Që ka sjellë përveç bombave dhe krimeve në Ukrainë dhe çmimet e energjisë dhe produkteve bazë në të gjithë Europën. Është një inflacion luftë. I takon qeverisë që të bëjë gjithçka për lehtësuar peshën e kësaj lufte. Do vazhdojmë të bëjmë gjithçka mundemi. Jemi duke finalizuar buxhetin e vitit të ardhshëm. Ky dyfishim i buxhetit është i bazuar tek domosdoshmëria. Do vazhdojmë që të qëndrojmë me këmbëngulje tek plani për të mbrojtur çmimin e energjisë për familjet dhe biznesin e vogël”, u shpreh ai.

Më tej kreu i qeverisë shqiptare hodhi edhe akuza ndaj opozitës, ku nënvizoi se premton vetëm izolim nga bota.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026