Rama për Bllakon: Para ligjit nuk ka të fortë, të gjithë të barabartë

30 Mars 2022 | 18:48

Edi Rama u shpreh se të gjithë janë të barabartë para ligjit, pavarësisht statusit të tyre.

Kryeministri e bëri deklaratën për media në një kohë kur Alqi Bllako dha dorëheqjen pas kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e tij.

Pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, Rama tha se tashmë reforma në drejtësi po jep frytet e saj.

“Në nivelin personal patjetër që jam i keqardhur, por në nivelin e detyrës sigurisht që i shoh këto që ndodhin si rezultat i asaj që kemi bërë,” – u shpreh kryeministri.

Rama tha se deri në momentin që do të deklarohet fajtor Alqi Bllako është i pafajshëm, por sidoqoftë rezultati, ai nuk ndjen asnjë përgjegjësi sepse përgjegjësitë nuk janë kolektive, siç u shpreh dhe vetë kryeministri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026