Rama: Për katër muaj Shkodrës i kemi vendosur në dispozicion rreth 20 milionë euro

4 Dhjetor 2023 | 16:33

Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste në Shkodër, u shpreh se ky qytet ka ndryshuar në krahasim me vite më parë, duke shtuar se sot ka një pasqyrë tjetër, meritë që ia ka atribuar kryebashkiakut Benet Beci.

“Shkodra  midis këtyre dy epokave ofron dy pasqyra shumë domethënëse për këdo që vota mendon se nuk ka rëndësi apo që të gjithë janë njësoj. Nëse të gjithë do ishim njësoj dhe Shkodra do ishte njësoj si para zgjedhjeve. Nëse do ishim të gjithë njësoj dhe Shqipëria do ishte njësoj dhe qytetet që kanë hyrë në një rrugë të re pavarësisht problemeve që kanë do ishin njësoj dhe nëse do ishin njësoj nuk do vinin në Shqipëri gati 10 milion turistë brenda një viti”.

Rama nënvizoi se për katër muaj i kanë vendosur në dispozicion Shkodrës rreth 20 milion euro.

“Disa projekte të rëndësishme kanë filluar të zbatohen. Brenda 4 muajsh apo më pak po të marrësh punën aktive në zyrë të kryetarit të bashkisë ne i kemi vendosur në dispozicion Shkodrës rreth 20 milion euro për fillim”.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026