Rama për “WP”: Hakerat mes 10 grupeve kryesore të terrorizmit kibernetik
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpjeguar në një intervistë për “Washington Post” përse vendosi të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Iranin pas sulmeve kibernetike.
Rama ka sqaruar se vendimi radikal u mor pasi nga hetimet e kryera në bashkëpunim me FBI-në dhe një ekip të “Microsoft” rezultoi se sulmi ishte sponsorizuar nga qeveria iraniane dhe për rrjedhojë nuk kishte alternativa të tjera.
Sipas Ramës, një nga 4 grupet e hakerave që kryen sulmin renditet mes 10 grupeve kryesore të terrorizmit kibernetik, që kanë lënë gjurmët e tyre edhe në Izrael, Arabinë Saudite dhe vende të tjera, duke synuar shkatërrimin e shërbimeve qeveritare online.
“Bazuar në hetimin tonë, shkalla e sulmit ishte aq e madhe saqë qëllimi i tij ishte të shkatërronte tërësisht infrastrukturën tonë dhe të na kthente në epokën e letrës, duke eliminuar njëkohësisht të gjitha të dhënat tona”, ka deklaruar Rama.
Për fat të mirë, ka shtuar kreu i qeverisë shqiptare, hakerat ia arritën vetëm pjesërish qëllimit. Por, veprimi i tyre ishte i njëjtë me atë të një bombardimi, pasi kishte si qëllim shkatërrimin e infrastrukturës kibernetike.
“T’i shkatërrosh një vendi infrastrukturën kritike është njësoj si ta bombardosh atë. Bombat nuk janë të dukshme, plagët nuk janë fizike, por sërish është një agresion dhe një sulm direkt ndaj sovranitetit kombëtar. A do ta pranonit ju një vend që ju bombardon?”, është shprehur Rama.
Gazeta prestigjioze amerikane kujton më tej se gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme në Nju Jork, Rama u rekomandoi Kombeve të Bashkuara që të bëjnë më shumë për garantimin e sigurisë kibernetike.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran