‘Rama përmbyset me protesta’, Biberaj: Të bllokojmë gjithçka në vend

3 Tetor 2022 | 17:09

Anëtari i Këshllit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj deklaroi se kryeministri Edi Rama përmbyset me protesta dhe mosbindje civile.

Në një intervistë për Euronews Albania, Biberaj tha se protestat duhet të jenë të gjata, në çdo qytet dhe të bllokohet gjithçka në vend.

“Absolutisht e rrëzojnë, por jo protesta me tullumbace, jo me lule. Protesta të rrimë aty 24 orë, të bllokojmë gjithçka në këtë vend. Të bllokojmë gjithçka për të zhbllokuar gjithçka. Protesta të gjata, protesta të gjithë grupeve të interesit, protesta në çdo qytet, në çdo rrugë. Absolutisht, unë e shoh si mundësi.

Kjo do lidership, njerëzve iu ka ardhur në majë të hundës. Unë besoj që Edi Rama përmbyset me protesta, jo vetëm besoj, por e kam bindje. Protestat, demostrata, revolta, gjithçka civile, gjithçka demokratike”, theksoi ai.

Dy ditë më parë, Biberaj iu drejtua kryedemokratit Sali Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ku i tha se Rama nuk rrëzohet nga pushteti me konferenca për shtyp, por me protesta.

Nga ana tjetër, Berisha nënvizoi se Partia Demokratike do të organizojë revolta të fuqishme dhe paqësore.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026