Rama po mbron ortakët e krimit të zgjedhjeve, akuzon Basha

19 Prill 2022 | 14:35

Lulzim Basha doli kundër vendimit të PS-së për të mos përjashtuar Ornaldo Rakipin.

Sipas tij, Rama është mburojë e non gratave dhe këta persona e ndihmojnë të qëndrojnë në pushtet.

“Pa ta nuk bën dot afera si ato të inceneratorëve, pa ta nuk ndan dot administratën si plaçkë, pa ta nuk e shpërndan dot buxhetin e shtetit sipas orekseve të të babëziturve që përdor për të shkatërruar zgjedhjet,” – shkroi Basha në Facebook.

Ish-lideri i partisë demokratike ngriti pyetjen se për kë i bleu votat Aqif Rakipi më 25 prill. Sipas tij Rama e di përgjigjen e kësaj pyetje dhe ndaj nuk po merr masa ndaj djalit të ish-deputetit.

Ornaldo Rakipi është pjesë e grupit parlamentar të PS-së, ndërsa i ati,  ish-deputet i PDIU u shpall i padëshiruar nga SHBA-ja më 11 prill sepse cilësohet si “kërcënim serioz për stabilitetin dhe demokracinë në rajon”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026