Rama prezanton “Transparent Albania”: Përgjegjësi e administratës përballë qytetarit
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot projektin për platformën Transparent Albania, e cila siç tha do të jetë “një portë unike për akses të shpejtë dhe të lehtë në informacion, që vendos transparencën buxhetore si prioritet”.
Kryeministri theksoi se kjo platformë, e cila është ende në fazë projektimi dhe konsultimi do të jetë një përgjegjësi e shtuar për punonjësit e administratës publike për të shërbyer dhe kryer me korrektësi dhe transparencë maksimale.
“Një risi, që është shumë e rëndësishëm është interaktiviteti i saj, që do të thotë se deri sot, një qytetar apo një përfaqësues i medias, i drejtohet një institucioni të caktuar nuk merr përgjigje në kohë, pastaj i drejtohej komisionerit, pastaj komisioneri i drejtohet institucionit. Me platformën, do mund të ndjekë vetë në kohë reale statusin e kërkesës, dhe nga ana tjetër, platforma ka një mekanizëm që sinjalizon institucionin se kjo kërkesë është duke shkuar drejt djegies së afateve dhe kështu vendos para përgjegjësisë këdo në atë institucion, që është zyra apo personi, që duhet të përgjigjet, por nga ana tjetër i jep institucionit dhe lidershipit në institucion pasqyrën e performancën në raport me këtë detyrim parësor dhe elementar të ekzekutivit ndaj qytetarëve. Kjo do të rrit shkallën e përgjegjësisë për t’u përgjigjur dhe për të mos u vendosur përballë një pasqyre, që vihet në dyshim aftësia apo motivimi yt për të kryer detyrën, që mund të pasojat me sanksionet përkatëse, sipas ligjit të administratës”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Na akuzojnë se po bllokojmë SPAK”, Rama: Pa PS nuk do kishte reformë në drejtësi
- Gjuha shqipe në RMV, Rama: Materie e dy popujve, s’është për Gjykatë Kushtetuese
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata