Rama: Si mundet Shqipëria të vërë në diskutim zgjedhjen midis Berishës dhe SHBA-ve?

31 Tetor 2022 | 18:59

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar kryedemokratin Sali Berisha, duke e cilësuar si një njeri i cili i ka bërë çdo të keqe Shqipërisë, gjatë kohës që ka qenë në pushtet.

Nga Erseka, Rama u shpreh se nuk mundet që vendi të vërë në diskutim një zgjedhje midis Berishës dhe SHBA-ve, të cilët e kanë shpallur ‘non grata’ ish-kryeministrn.

“Nxjerrin ata një listë të udhëtimeve të mia, a thua se jam njeri ilegal dhe menjëherë çohen rublat dhe flasin për 22 milionë euro udhëtime, me taksi fluturuese. Jo, e vërteta është ndryshe. E vërteta është që faturat e udhëtimeve të mia janë më pak se sa gjysma e faturave të udhëtimit të atij kur ishte kryeministër. Shikoni se me çfarë lloj pafytyrësie që tallen me ata të cilët u besojnë dhe i ndjekin nga pas.

Si mundet ky vend të vërë në diskutim një zgjedhje, midis dikujt që nuk ka lënë të keqe pa i bërë këtij vendi, që fatkeqësisht është pjellë e këtij vendi dhe miqve tanë më të mëdhenj, të cilët thonë që me këtë lloj personazhi ne nuk duam të kemi të bëjmë, sepse është i korruptuar dhe i inkriminuar? Çfarë duhet më shumë?”, theksoi Rama.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026