Rama takon përfaqësuesen e Tik-Tok për Evropën: Diskutuam për shqetësimet tona
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kreun e Marrëdhënieve me qeveritë dhe politikën publike të Tik Tok për Europën, Christine Grahn, ndërsa ndodhet në Davos, ku edhe po mbahet Forumi Ekonomik Botëror.
Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook Rama shprehet se në takim është diskutuar lidhur me shqetësimet që çuan në vendimin e qeverisë shqiptare për mbylljen e përkohshme të kësaj platforme.
“Shtruam shqetësimet që na çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në platformë nga Shqipëria, si edhe dëgjuam rrugët e mundshme të adresimit të tyre nga ana e kompanisë. Një diskutim plotësisht i hapur dhe me frymë konstruktive, ku vendosëm disa piketa bashkëpunimi në javët e muajt në vijim, për të siguruar rihapjen e TikTokut në një kohë sa më të arsyeshme, por sigurisht me të gjitha garancitë e nevojshme, në mungesë të të cilave jemi të detyruar ta mbyllim së shpejti aksesin në platformë”, shprehet Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama: Do hapim qendrën e parë turistike të skive në Korçë
- 1,4 miliardë dollarë për projektin në Sazan, Shehaj: Rama po përdor pronat e shtetit
Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 15:27 Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll
- 15:19 Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
- 15:06 Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç