Rama të tërhiqet menjëherë nga ligji për amnistinë fiskale, thotë Meta

30 Shtator 2022 | 11:49

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të tërhiqet menjëherë nga ligji për amnistinë fiskale.

Gjatë një deklarate për mediat, Meta u shpreh se ky ligj është projektuar dhe urdhëruar nga bota e krimit për të pastruar paratë.

Sipas tij, amnistia do të kriminalizonte ekonominë dhe shoqërinë në vend.

“Për t’u tërhequr menjëherë nga ligji për amnistinë, i cili në mënyrë të qartë është projektuar dhe urdhëruar nga bota e krimit për të ofruar mundësinë që të ardhurat e përftuara ndër vite prej aktivitetit kriminal nga grupe të organizuara apo nga akte të rënda korruptive brenda vendit, të pushtojnë ekonominë vendase dhe veçanërisht tregun financiar për të kriminalizuar përfundimisht ekonominë, shoqërinë dhe të gjitha institucionet tona.

Në këtë mënyrë do të goditej drejtpërdrejt dhe dëmtohej në mënyrë fatale biznesi i ndershëm, i cili do të falimentonte, si dhe iniciativa e lirë vendase. Do të dekurajoheshin edhe më tej dhe do të largoheshin nga vendi, ata pak investitorë të huaj seriozë që kanë mbetur. Do të kriminalizohej e gjithë shoqëria”, theksoi Meta.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026