Rama tregon se kur do të hapet aksi Kardhiq-Delvinë dhe Bypass i Vlorës

9 Qershor 2022 | 12:14

“Në 2 korrik hapet aksi i shumëpërfolur Kardhiq-Delvinë, në 9 korrik hapet Bypass i Vlorës”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Ai u shpreh se shkurtin e vitit të ardhshëm, do të nisë punë edhe për ndërtimin e Urës së Bunës.

“Unë po flas për pasqyrën e bazuar mbi faktet. Ju përmendët Urën e Bunës zonja Tabaku dhe bëtë shumë mirë. Ju falënderoj dhe është një projekt shumë i rëndësishëm për industrinë tonë turistike dhe zonën e përbashkët atje mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.  Ne shkurt të vitit të ardhshëm të gjitha këto mund të ndryshojnë, por plani është që shkurt të vitit të ardhshëm do jem atje për të filluar puna për ndërtimin e urës. Po ndeshemi me një situatë jo të lehtë për shkak të rritjes së çmimeve, sidoqoftë shkurtin e ardhshëm fillon puna atje”, tha kreu i qeverisë.

Kryeministri Rama iu përgjigj deputetes së PD, Jorida Tabaku duke e pyetur se ku i ka gjetur shifrat e INSTAT pasi në ato që mban përpara vetë ai, rezulton se në Shqipëri është niveli i inflacionit më i ulët se në vendet e tjera të rajonit.

 

 LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026