Rama u përgjigjet pedagogëve: Të mërkurën rrisim pagën 7%
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pedagogëve të cilët sot janë në protestë për rritjen e pagës.
Gjatë fjalës së tij në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Rama u shpreh se do të ketë një rritje prej 7% të pagës, por pjesa tjetër do të lihet në vendimmarrjen e universiteteve.
Kreu i qeverisë theksoi se s’do ketë barazi totale në botën akademike.
“Ne do të bëjmë një rritje pagash të mërkurën, kur është mbledhja e qeverisë, për 7%; por universitetit do t’i njohim të drejtën për rritje page të pedagogëve sipas vendimit të vet. Universiteti është autonom. Në universitet nuk mund të jenë të gjithë njësoj”, tha Rama.
Ashtu siç dhe kishin paralajmëruar, pedagogët po zhvillojnë sot një protestë në Tiranë, ku kërkojnë plotësimin e disa kushteve në universitete.
Ata paralajmëruan se më 17 tetor nuk do të hyjnë në auditorë për të filluar vitin e ri shkollor, nëse nuk u plotësohen kushtet.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta