Rama zbulon numrin e turistëve që kanë vizituar vendin nga janari në gusht

14 Shtator 2024 | 15:11

Kryeministri Edi Rama ka shkruar se 8.5 milionë turistë kanë vizituar Shqipërinë që nga muaji janar deri në gusht të këtij viti.

Komentet Rama i bëri përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku ka shkruar se ky numër është jo vetëm më i lartë krahasuar me vitin e kaluar, por edhe me një larmishmëri më të madhe të vendeve të origjinës.

Sipas Ramës, këtë vit janë shfaqur flukse të reja turistësh nga vendet të largëta si Meksika, Brazili, Kanadaja, Zelanda e re dhe Australia, por edhe nga Azerbajxhani, Kina e Japonia.

Postimi i Ramës:

💥✈️🇦🇱 8,5 MILIONË vizitorë të huaj shijuan vendin tonë nga janari deri në gusht të këtij viti, jo vetëm më të shumtë në numër krahasuar me vitin e shkuar të shpërthimit të Shqipërisë Turistike, por edhe me një larmishmëri më të madhe të vendeve të origjinës, nga ku patjetër janë rritur flukset e mëparshme prej burimeve të mëparshme, po edhe janë shfaqur flukse të reja turistësh nga vendet të largëta si Meksika, Brazili, Kanadaja, Zelanda e re dhe Australia, po edhe nga Azerbajxhani, Kina e Japonia, ku shifrat premtojnë rritje të mëtejshme në rrugën drejt Shqipërisë 2030, ndërsa viti turistik vijon me grupe të tëra që shijojnë destinacionet e shumta nga veriu në jug, në majat e maleve, pikat e trashëgimisë kulturore, luginat e lumenjtë përgjatë trupit të mrekullueshëm të Shqipërisë, si edhe në Tiranën e kthyer në stacionin e preferuar të turistëve🙏🏻🏡🥗⛰️🧗‍♀️🚵🏰🗺️

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kapën në lokal me armë zjarri, municione luftarake dhe lëndë narkotike, në pranga 3 persona në Shkodër

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike, si dhe bazuar në...
11:57 | 25/07/2026

Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje

Një 60-vjeçar është vënë në pranga këtë të shtunë nga policia, pasi një ditë më parë ka plagosur me thikë kushëririn e tij, shtetasin F....
11:12 | 25/07/2026

U merrte lekët qytetarëve dhe nuk u riparonte makinat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë! Tentonte edhe t’i shiste mjetet

Është arrestuar këtë të shtunë një 37-vjeçar, pronar i një servisi në “Astir” në Tiranë , pasi ishte kallëzuar nga disa qytetarë se kishin çuar...
10:53 | 25/07/2026