Ramaj: Hetimi për Ahmetajn ka nisur prej 1 viti, do e ketë të vështirë mbrojtjen

11 Korrik 2023 | 15:36

Avokati Redi Ramaj, ka komentuar kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se hetimi për Ahmetajn ka nisur prej 1 viti, duke shtuar se ka elementë shumë të fortë që bëjnë që ish-ministri ta ketë të vështirë mbrojtjen.

“Kam të dhëna që Ahmetaj është larguar nga Shqipëria dhe ndodhet në Greqi.  Pas heqjes së mandatit dosja duhet të shkojë në Gjykatë. Menjëherë pasi të merret miratimi i Kuvendit, them që dosja duhet të shkojë në Gjykatë. Efekti i urdhër-arrestit futet në fuqi sapo ta miratojë Gjykata. Fakti që në dosje përmendet Alda Klosi, do të thotë që ngjarjet do të kenë lidhje. Por kjo është hamendësim, sepse nuk e dimë se si ka ecur hetimi. Fakti që është hetim 1 vjeçar, unë mendoj se do të ketë elementë të vështirë për akuzën. Mendoj se do të jetë shumë e vështirë për Ahmetajn që të përballet me fakte dhe prova konkrete, që lidhen me funksionin e tij”- tha ai.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024