Rankimi i universiteteve shqiptare, Rama: E papranueshme, nuk pasqyron kapacitetet
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me rektorët e Universiteteve Publike dhe Jopublike për të diskutuar mbi procesin e rankimit të institucioneve të arsimit të lartë.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi se është e papranueshme që universitetet shqiptare të renditen në ato shifra në hartën globale.
Por, kreu i qeverisë shqiptare sqaroi se renditjet duhet të bëhen edhe në bazë kapacitetesh.
“Procesi i financimit tregon që jemi në drejtimin e duhur, pavarësisht se duhet akoma më shumë shfrytëzim i hapësirës së autonome jo vetëm si liri, por edhe si përgjegjësi. Çështja që shtrohet sot është që pavarësisht përparimit real konkret, renditja e universiteteve shqiptare në hartën globale, edhe për shkak të një kohe shumë të gjatë të humbur para reformës, është e papranueshme. Lajmi i mirë sipas nesh në bazë të analizës së bërë, është një renditje që nuk pasqyron kapacitetet. Në disa projekte në të cilat universiteti i Tiranës ka aksesuar fondet europiane, kemi disa projekte ku universiteti i Tiranës është lider”, u shpreh kreu i qeverisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta