Raporti i KE për Shqipërinë, Tabaku: Asnjë nga fushat nuk ka shënuar progres

10 Nëntor 2023 | 13:10

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se raporti i KE për Shqipërinë nuk tregonte progres të bërë nga vendi ynë, në asnjë nga fushat e rëndësishme.

Komentet Tabaku i bëri gjatë një interviste në “EuroNews Now” në EuroNews Albania, ku tha se ka rreth 10 vite që Shqipëria nuk shënon progress në fushën e integrimit.

Ajo foli edhe për punën e SPAK, ku tha se prokurorët e kësaj structure janë kërcënuar nga qeveria socialiste dhe skponentë të botës së krimit. Tabaku shprehu mbështetjen ndaj tyre, duke thënë se ata duhen lënë të bëjnë punën e tyre të qetë, larg kërcënimeve.

“Progresraporti duhet të shërbejë për të përcaktuar një udhërrëfyer. Asnjë nga 12 fushat kryesore nuk kanë pasur progress. Në vitin e fundit Kuvendi nuk ka miratuar asnjë reform, nuk kemi pasur ecje përpara që lidhen me kriteret e Kopenhagenit. Unë pashë shumë positive që progress-raporti njihte të drejtën e opozitës për komisionet hetimore. Ne duhet të lëmë justifikimet dhe të fokusohemi si të ecim para. 10 vite janë shumë për të mos ndodhur asgjë në vend.

Pra sipas asaj që shkruhej në progresraport thuhej se bisedimet do të nisin në dhjetor, por duhet të përparojmë me reformat, ndryshe do të ngelemi në vend. Në dhjetor të vitit të kaluar kam paraqitur një draft për rishikimin e ligjit për komisionet hetimore. Dhe maxhoranca prej një viti e ka lënë në sirtar, çka tregon se nuk ka vullnet. Pa asnjë justifikim logjik po rrëzohen kërkesat tona.

I duhet dhënë hapësira SPAK që të vijojë punën e tij. Unë kam dërguar në SPAK shumë padi dhe besoj që veç çështjes së inceneratorëve që duhet të vijojë, besoj që duhet të vijojë hetimi edhe për çështjet e tjera. Qeveria nuk ka qenë e kënaqur me zgjedhjen e Altin Dumanit, çka tregon se nuk e influencojnë dot atë. PS e ka sulmuar SPAK për një arkë peshku të një zv.ministreje, e kane sulmuar sepse nuk i pëlqenin hetimet në radhët e tyre. E kam vënë re që SPAK, prokurorët e gjyqtarët i ka kërcënuar edhe krimi”, është shprehur Tabaku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024