Raporti:Gratë në Europë besojnë se pacientët burra favorizohen nga personeli mjeksor
Gratë kanë më shumë gjasa se burrat të kërkojnë ndihmën e mjekut kur ndihen keq, megjithatë shumë prej tyre besojnë se marrin trajtim më të dobët.
Në këtë përfundim ka dalë një raport i ri i hartuar nga Instituti Europian për Barazinë Gjinore, i cili tregon se në Europë gratë në bëjnë vizita më të shpeshta te mjeku dhe jetojnë më gjatë se burrat, por sërish ato besojnë se marrin trajtim më të keq në sistemin shëndetësor dhe se problemet e tyre nënvlerësohen krahasuar me ato të burrave.
Sipas raportit, 22 % e grave mendojnë se burrat favorizohen nga personeli mjekësor. Ky perceptim është edhe më i fortë te të rinjtë, ku 28 % e vajzave dhe grave të reja besojnë se burrat trajtohen më mirë, krahasuar me vetëm 16 % të djemve.
Suedi, Gjermania dhe Kroacia shënojnë nivelin më të lartë të mosbesimit, teksa në Suedi pothuajse gjysma e grave mendojnë se burrat marrin kujdes më të mirë. Ndërkohë, Malta paraqet perceptimin më të lartë të barazisë, me 85 % të qytetarëve që besojnë se të dy gjinitë trajtohen njësoj.
Instituti Europian për Barazinë Gjinore paralajmëron se stereotipet gjinore në mjekësi mund të ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e trajtimit, duke çuar në diagnoza të gabuara dhe vlerësime të pasakta shëndetësore.
Instituti thekson se, pavarësisht se sektori i shëndetësisë renditet si më i barabarti në BE, progresi në barazinë gjinore ka ngecur që nga viti 2020, madje disa vende kanë shënuar përkeqësim për shkak të krizave të fundit shëndetësore dhe stresit të shtuar mbi sistemet kombëtare.
GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi
Berisha merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI në Bruksel, në cilësinë e Zëvendëspresidentit të organizatës
Kushtet në IEVP Shënkoll, Avokati i Popullit: Mbipopullim i rëndë, duhet të ishte spital e jo burg me dy psikiatër
- 17:20 Rifillimi i sulmeve SHBA-Iran rrit sërish çmimin e naftës
- 17:12 Sulmet ndaj Teheranit, SHBA: Goditëm një nëndetëse dhe një bazë për mirëmbajtjen e anijeve në Iran (VIDEO)
- 17:01 Humbi jetën në moshën 25-vjeçare, autoritetet nisin hetimet për vdekjen e futbollistit Jayden Adams
- 16:53 Tensionet në Lindjen e Mesme, Jemeni mbyll të gjitha aeroportet pas sulmit në pistën e Sanaas
- 16:50 Kritika ndaj ish-kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy pas deklaratave për ekipin francez
- 16:36 GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi