Kryetari bashkisë Energodar, Dmitry Orlov, ka njoftuar mbrëmjen e së enjtes, se si pasojë e granatimeve ka rënë zjarr në centralin bërthamor më të madh në Europë, Zaporizhzhya.
Zëdhënësi centralit Andrii Tuz i ka bërë thirrje ushtrisë ruse të ndalë menjëherë sulmet për shkak të një rreziku bërthamor.
“Automjetet ushtarake ruse po bombardojnë centralin bërthamor Zaporizhzhia. Ekziston një kërcënim real bërthamor në një nga termocentralet më të mëdha bërthamore të Europës. I bëjmë thirrje armikut të ndalë sulmet me artiljeri të rënda mbi njësitë energjetike” ka theksuar Tuz në një video-mesash postuar në Telegram.
“Zjarrfikësit nuk mund të fillojnë të shuajnë zjarrin në centralin bërthamor sepse ushtria ruse vazhdon të bombardojë. Ata goditën njësinë e parë energjetike të TEC-it”, tha Tuz në një video-mesazh të dytë.
Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka pasur rritje të rrezatimit, shtoi ai.
⚡️⚡️⚡️Surveillance cameras captured moments of the shelling of the #Zaporizhzhia NPP pic.twitter.com/ZNLX4pZeXI
— NEXTA (@nexta_tv) March 4, 2022
Ministri i Jashtëm i Ukrainës i ka bërë thirrje ushtrisë ruse të ndalë menjëherë zjarrin në mënyrë që të vendoset një perimetër sigurie nga zjarrfikëset.
“Centrali ka marrë flakë. Nëse shpërthen, do të ishte 10 herë më i fuqishëm se ai i Çernobilit”, ka paralajmëruar ai.
Russian army is firing from all sides upon Zaporizhzhia NPP, the largest nuclear power plant in Europe. Fire has already broke out. If it blows up, it will be 10 times larger than Chornobyl! Russians must IMMEDIATELY cease the fire, allow firefighters, establish a security zone!
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) March 4, 2022
Më herët, autoritetet kanë raportuar për bombardime të fuqishme në Enerhodar, aty ku ndodhet një nga centralet bërthamore më të mëdha në Europë.
Ukraina ka katër centrale bërthamore aktive, përfshi dhe Zaporizhzhia.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Rafael Grossi i bëri sot thirrje forcave ushtarake të pozicionuara pranë Enerhodarit që të ndalin aktet e dhunës në përafërsi të centralit.
Lajmi në përditësim …