English

PS kërkon më 4 maj raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partia Socialiste i ka kërkuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të mbahet më 4 maj.

- Advertisement -

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla në një konferencë para gazetarëve tha se nga nesër deri më 29 prill do të zhvillohen negociata për një ‘president konsensual’.

“Tre raundet e para kërkojnë konsultime për gjetjen e një presidenti konsensual”, tha ai duke iu referuar Kushtetutës që përcakton zgjedhjen e kreut të shtetit me 3/4 e votave në Parlament.

PS ka 74 deputetë që nuk mjaftojnë për zgjedhjen e Presidentit në 3 raundet e para.

Në mbi 30 vite demokraci, Shqipëria ka zgjedhur deri tani vetëm në një rast President konsensual.

Në 2002, me marrëveshje PS-PD, Kuvendi i Shqipërisë votoi për president Alfred Moisiun.

Socialistët gjatë 10 ditëve konsultime, kanë përfshirë në bisedime grupin e deputetëve të PS, grupet parlamentare të opozitës, shoqërinë civile si dhe qytetarët.

Balla tha se të martën do të paraqiten propozimet e para me emra konkretë nga anëtarët e grupit të PS.

Ai tha se në një zarf do të shkruhen 3 emra dhe më pas këto propozime do të vlerësohen.

Publiku tha kreu i grupit të PS, mund të bëhet pjesë e konsultimeve duke dërguar emra në emalin zyrtar të grupit të PS.

“Mendoj se ky është një standard i ri për t’u ndarë njëherë e mirë nga kulisat e vjetra të zgjedhjes së Presidentit të Republikës”, tha Balla.

Funksionari i mazhorancës qeverisëse u shpreh se do të ketë negociata me kryetarët e grupeve parlamentar të opozitës, Enkelejd Alibeaj, Mesila Doda dhe Fatmir Mediu.

“Ditën e mërkurë pasdite në orën 17:00 do të ftoja kryetarët e grupeve parlamentare që të ulemi në një prej sallave të Kuvendit në një takim të parë”, tha Balla.

Kushtetuta përcakton se President mund të zgjidhet çdo person 40 vjeç dhe të jetë rezident në Shqipëri në 10 vitet e fundit.

Kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh.

Zgjedhja e Presidentit bëhet nga Parlamenti me 5 raunde votimi. Në 3 raundet e para kërkohet shumicë e cilësuar (84 vota), kurse në dy raundet e fundit nevojitet shumicë e thjesht (71 vota).

Nëse Presidenti nuk zgjidhet as në raundin e pestë, Kuvendi shpërbëhet.

Mandati i Ilir Metës si President përfundon më 24 korrik.

Meta u zgjodh President më 29 prill 2017 në raundin e katërt me 87 vota.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×