Reagime të ashpra në rrjetet sociale për Nexhmije Hoxhën
Menjëherë pas publikimit të lajmit për vdekjen e të vesë së diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha, ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale. Familjarët dhe të afërmit kanë shprehur trishtimin për ndarjen e saj nga jeta.
Një prej këtyre postimeve me fjalë të ndjera është edhe i këngëtares dhe biznesmenes Rezarta Shkurta, që është edhe bashkëshortja e nipit të Nexhmijes Hoxhës, Ermal Hoxha. Shkurta shkruan në postimin e saj që është me fat që ka njohur një grua “histori” dhe e konsideron atë një gjyshe e stërgjyshe të dashur, por edhe një grua luftarake.
Nga ana tjetër, në postimet dominuese në rrjetet sociale, dita e sotme konsiderohet ditë zie për faktin se 99-vjeçarja u nda nga jeta pa bërë asnjë ditë burg për krimet e panumërta që ka kryer në bashkëpunim me diktatorin Enver Hoxha. Gazetari Enkel Demi e konsideron atë edhe si një nga gratë më të poshtra në histori.
Reagimet nga politika shqiptare kanë qenë të rralla. Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Eno Bozdo shprehet në Facebook se Nexhmije Hoxha vdiq e papenduar për krimet e tmerrshme që ka kryer.
Një postim që tërheq vëmendje është publikuar nga kryetari i Frontit Popullor në Ferizaj, Agim Xhigoli, i cili shprehet se Nexhmija do të jetë përherë e gjallë, si shoku Enver Hoxha. Në profilin e Xhigolit shihet edhe një foto-montazh me diktatorin.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
- 13:32 Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 13:26 Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
- 13:20 Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi
- 13:16 Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia
- 13:10 Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike