Reagon Arben Ahmetaj: Kërkesa për ekstradimin tim, lajm i rremë
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar pas një lajmi sipas të cilit Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar zyrtarisht në Zvicër kërkesën për ekstradimin e tij.
Ahmetaj e ka quajtur lajmin të rremë dhe ka bërë disa sqarime:
“Një qëndrim përsa i përket lajmit të sotëm të rremë që Ministria e Drejtësisë paska dorëzuar një kërkesë të re për ekstradim, dua të sqaroj sa vijon:”
- “Kërkesa për ekstradim ka mbi dy vjet që është bërë, me urgjencë, më 18 gusht të vitit 2023. Ligji përcakton se bëhet vetëm një kërkesë. Dhe sikur të kishte një të dytë, do të ishte pjesë e tymnajës…”
- “Pseudo-transferta ka mbi një vit që hetohet dhe prokurori e di shumë mirë që nuk ka asnjë transfertë midis meje dhe kujtdo tjetër, e aq më tepër me biznesmenët apo biznesmenin në fjalë. Le të ngelet si sfidë! Shumë shpejt ‘përkthehet’ letër-porosia.”
- “Pse bëhet zhurma e iniciuar me qëllim nga regjimi? E thjeshtë: për të zhvendosur vëmendjen nga mega-skandalet e fundit dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.”
- “Më shumë detaje, në vijim…”, shkruan Ahmetaj.
Reagimi i Ahmetaj vjen pas lajmit se Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar zyrtarisht në Zvicër kërkesën për ekstradimin e tij. Lajmi u bë i ditur gjatë seancës së procesit në themel për dosjen “Buka”, ku gjyqtarja Irena Gjoka lexoi përgjigjet e zyrës së Interpol Tiranës.
Ahmetaj akuzohet në këtë dosje për shpërdorim detyre me dëme ekonomike që arrijnë 7 miliardë lekë.
Seanca po vazhdon në mungesë të ish-nr. 2 të qeverisë. Avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori, bëri të ditur se për klientin e tij nuk ka asnjë masë sigurie në këtë çështje dhe se masa e propozuar lidhet me një procedim tjetër.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng