Ministria e Drejtësisë dorëzon në Zvicër kërkesën për ekstradimin e Arben Ahmetajt

17 Nëntor 2025 | 11:35

Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar zyrtarisht në Zvicër kërkesën për ekstradimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Lajmi u bë i ditur gjatë seancës së procesit në themel për dosjen “Buka”, ku gjyqtarja Irena Gjoka lexoi përgjigjet e zyrës së Interpol Tiranës.

Ahmetaj akuzohet në këtë dosje për shpërdorim detyre me dëme ekonomike që arrijnë 7 miliardë lekë. Seanca po vazhdon në mungesë të ish-nr. 2 të qeverisë.

Avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori, bëri të ditur se për klientin e tij nuk ka asnjë masë sigurie në këtë çështje dhe se masa e propozuar lidhet me një procedim tjetër.

Prokurori i SPAK, Elvin Gokaj, lexoi kërkesën për gjykim, ndërsa palët nuk kanë paraqitur asnjë kërkesë paraprake. Më tej, prokurori kërkon të pyeten si dëshmitar 14 persona, ndër to edhe ish-ministri Shkëlqim Cani.

“Kemi rënë në kontakt me një shumë të madhe parash që janë transferuar nga Shqipëria në një vend të BE-së që po verifikohet”, deklaroi Prokurori i SPAK.

Nga ana tjetër, avokati i Arben Ahmetajt nënvizoi se: Prokurori po thotë që po na doli gjë nga kjo do ngrejmë akuzë, nëse ka hetime të tjera për këtë çështje prokurori nuk kishte ngutje të mbyllte hetimet. Nuk mund të jetë proces i rregullt me akte surprizë. Nëse ka prova të tjera prokurori ti paraqesë”, tha ai.

“Këtë akuzë e kishim të detyruar ta njoftonin për shkak të afateve të parashkrimit, çështja është ndarë për shkak të akteve që kanë ardhur nga Austria.

Ndërkohë në lidhje me këtë ka reaguar dhe Arben Ahmetaj i cili shkruan se publikimet se Ministria e Drejtësisë ka kërkuar ekstradimin e tij nga Zvicra janë lajm i rremë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026