Reagon Arben Ahmetaj: Kërkesa për ekstradimin tim, lajm i rremë

17 Nëntor 2025 | 15:23

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar pas një lajmi sipas të cilit Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar zyrtarisht në Zvicër kërkesën për ekstradimin e tij.

Ahmetaj e ka quajtur lajmin të rremë dhe ka bërë disa sqarime:

“Një qëndrim përsa i përket lajmit të sotëm të rremë që Ministria e Drejtësisë paska dorëzuar një kërkesë të re për ekstradim, dua të sqaroj sa vijon:”

  1. “Kërkesa për ekstradim ka mbi dy vjet që është bërë, me urgjencë, më 18 gusht të vitit 2023. Ligji përcakton se bëhet vetëm një kërkesë. Dhe sikur të kishte një të dytë, do të ishte pjesë e tymnajës…”
  2. “Pseudo-transferta ka mbi një vit që hetohet dhe prokurori e di shumë mirë që nuk ka asnjë transfertë midis meje dhe kujtdo tjetër, e aq më tepër me biznesmenët apo biznesmenin në fjalë. Le të ngelet si sfidë! Shumë shpejt ‘përkthehet’ letër-porosia.”
  3. “Pse bëhet zhurma e iniciuar me qëllim nga regjimi? E thjeshtë: për të zhvendosur vëmendjen nga mega-skandalet e fundit dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.”
  4. “Më shumë detaje, në vijim…”, shkruan Ahmetaj.

Reagimi i Ahmetaj vjen pas lajmit se Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar zyrtarisht në Zvicër kërkesën për ekstradimin e tij. Lajmi u bë i ditur gjatë seancës së procesit në themel për dosjen “Buka”, ku gjyqtarja Irena Gjoka lexoi përgjigjet e zyrës së Interpol Tiranës.

Ahmetaj akuzohet në këtë dosje për shpërdorim detyre me dëme ekonomike që arrijnë 7 miliardë lekë.

Seanca po vazhdon në mungesë të ish-nr. 2 të qeverisë. Avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori, bëri të ditur se për klientin e tij nuk ka asnjë masë sigurie në këtë çështje dhe se masa e propozuar lidhet me një procedim tjetër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026