Reagon MEPJ pas akuzave të Berishës: Nuk ka pasur kërcënim ndaj OSBE-ODIHR
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme MEPJ ka reaguar pas deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili gjatë një deklarate publike këtë hënë para SPAK thase ministri Igli Hasani kishte “kërcënuar përfaqësues të OSBE/ODIHR”. Kjo deklaratë e
Berishës lidhet sipas tij me raportin paraprak të misionit të vëzhgimit për zgjedhjet e 11 majit 2025.
Në një reagim zyrtar për mediat, MEPJ mohon çdo pretendim për presion ndaj misionit vëzhgues të ODIHR, duke sqaruar se letra e dërguar nga ministri Hasani institucioneve ndërkombëtare nuk përbën ndërhyrje në punën e tyre, por ndjek një praktikë të zakonshme diplomatike.
“Siç është e qartë dhe në letrën e përmendur, nuk bëhet fjalë për ndërhyrje në punën e Misionit të vëzhguesve të ODIHR, dhe aq më pak presion ndaj tyre,” thuhet në reagim.
Ministria thekson se autoritetet e shtetit pritës kanë të drejtën të përcjellin sqarime teknike dhe kontekstuale që lidhen me gjetjet e raportit paraprak, në mënyrë që raporti përfundimtar të reflektojë një pasqyrë sa më të plotë dhe të bazuar në fakte.
“Edhe në rastin në fjalë, janë paraqitur sqarime që janë vlerësuar se mund të merren parasysh nga raportuesit gjatë hartimit të Raportit përfundimtar. Sigurisht, marrja në konsideratë apo jo e sqarimeve, është në diskrecionin e plotë të Misionit vëzhgues,” vijon më tej reagimi.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme kujton gjithashtu se edhe vetë ODIHR ka reaguar më parë duke bërë të ditur se nuk ka pasur presion mbi misionin e tyre.
“MEPJ mbetet gjithmonë e angazhuar për të respektuar pavarësinë dhe integritetin e çdo mekanizmi vëzhgues, në përputhje me mandatin që i është ngarkuar nga ODIHR,” përmbyllet reagimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Hidhet shorti i Superiores, derbi Partizani-Tirana luhet në javën e 6-të
Kryq nazist dhe kokë derri në memorialin e viktimave në Mostar, anulohet përkujtimit i 34-vjetorit të Brigadës së Parë (FOTO)
PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për 4.2 milionë eurot e koncertit të Kanye West
- 12:22 Cole: Messin do ta vëmë në gjumë, Anglia shkon në finale
- 12:12 Tërmet 6.4 ballë godet Papua Guinenë e Re
- 12:07 BE kërkon rregulla më të forta për fëmijët në mediat sociale
- 12:06 Hidhet shorti i Superiores, derbi Partizani-Tirana luhet në javën e 6-të
- 12:02 Francë, zjarri shkatërron 800 hektarë pyll pranë Fontainebleau pranë Parisit, mbi 1000 banorë në rrezik (VIDEO)
- 11:58 Muçi debaton me Ballën: Përballë nuk ke më Berishën, por rininë shqiptare