Rebelët sirianë zotohen të shkatërrojnë perandorinë e drogës së Assadit

7 Janar 2025 | 18:50

Droga ‘kaptagon’ që njihet si “kokaina e të varfërve” siguronte përfitime me vlerë prej miliarda dollarësh në vit për regjimin e Presidentit sirian Bashar al-Assad.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës Joan Cabasés Vega njofton se tani, rebelët që e rrëzuan atë nga pushteti kanë çmontuar fabrikat shtetërore që prodhonin drogën. Ata janë zotuar se do të shkatërrojnë në tërësi atë që e quajnë perandoria e drogës së Assadit.

Rreth 20 kilometra në verilindje të Damaskut, rruga të çon në zonën e largët të Douma-s ku gjendet një prej fabrikave.

Fabrika që më parë prodhonte patate të skuqura u përdor nga regjimi i Presidentit Bashar al-Assad për të prodhuar ‘kaptagonin’, drogën që shpesh quhet “kokaina e të varfërve”.

“Klani i Assadit ishte prodhuesi më i madh i drogës në botë”, thotë Basel-i, rebel nga grupi “Hyat Tahrir al-Sham” që nuk pranoi të japë mbiemrin e tij.

Ky grup rebel e përmbysi Assadin dhe tani është në pushtet.

Brenda disa kutive elektrike, ai zbulon rezerva të fshehura të drogës që ka ngjashmëri me amfetaminën, gati për eksport.

“I gjithë kaptagoni i fshehur këtu është përgjegjësi e Maher al-Assadit, vëllait të Basharit. Ata e fshehën drogën brenda këtyre pajisjeve elektrike. Zakonisht kanë futur deri në dy kilogramë kaptagon në secilën pajisje dhe më pas i kanë dërguar në vende të ndryshme të botës”.

Ekspertët thonë se tregtia me ‘kaptagon’ u bë një metodë e rëndësishme e sigurimit të të ardhurave për regjimin e Asadit, duke ndihmuar në zbutjen e ndikimit të sanksioneve ndërkombëtare. Tregtia me këtë drogë siguroi afërsisht 2.4 miliardë dollarë fitim në vit për familjen Assad, sipas Institutit ‘New Lines’.

Në fabrikë, mjetet dhe kimikatet e përdorura për prodhimin e ‘kaptagonit’ janë ende të dukshme. Kutitë e mbushura me këtë drogë janë të shpërndara gjithandej krahas materialeve të paketimit për të maskuar tregtinë e drogës. ‘Kaptagoni’ shpesh kontrabandohej edhe brenda kutive të lëngut të portokallit, komponentëve elektronikë dhe madje edhe mobiljeve të cilësisë së lartë.

Rebelët thonë se punëtorët i vunë zjarrin fabrikës përpara se të largoheshin, me gjasë në përpjekje për të shkatërruar provat.

Ata thonë se kanë zbuluar deri në 160 fabrika të ngjashme në të gjithë Sirinë. Ata gjetën gjithashtu dokumente që tregojnë me detaje aktivitetin tregtar, duke përfshirë të dhënat e blerësve në listën ku janë të shkruara vendet, kompanitë dhe individët. Në vitin 2023, qeveria britanike vlerësoi se 80 për qind e furnizimit botëror me ‘kaptagon’ vinte nga Siria.

Tani, rebelët e grupit ‘Hayat Tahrir al-Sham’ thonë se ka ardhur koha për t’i dhënë fund prodhimit të drogës në vend.

Ata thonë se shitja e drogës për të financuar aktivitetet nuk përputhet me vlerat e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026