Red Bull dhe Perez deri në 2026
Sergio Perez do të vazhdojë të pilotojë një Red Bull deri në fundin e vitit 2026.
Konfirmimin e rinovimit të meksikanit e dha skuadra nga Milton Keynes. Checo është te kampionët në fuqi prej vitit 2022 dhe kontrata aktuale skadonte në fund të këtij viti.
Ai erdhi tek Red Bull nga Racing Point – tani Aston Martin dhe që nga ai moment ka fituar 5 “Grand Prix” në sezonet 2021, 2022 dhe 2023. Ka siguruar 3 “pole positions” dhe u rendit i 2’ti pas Max Verstappen në klasifikimin e pilotëve në përfundim të sezonit të shkuar.

34 vjeçari Perez u shpreh i lumtur që të ardhmen do t’ia kushtojë një skuadre të madhe në një sfidë te veçantë në bordin e “Oracle Red Bull Racing”, në pistë dhe jashtë saj. Ndërkohë drejtuesi Christian Horner shtoi se Red Bull e kishte të rëndësishëm konfirmimin e binomit actual të pilotëve për vitin 2025.
Kur janë zhvilluar 8 nga 24 garat e këtij sezoni, Sergio Perez është në vendin e 5’të të klasifikimit për pilotë pas Verstappen, dy rivalëve nga Ferrari dhe Lando Norris nga McLaren. Ndërsa Red Bull kryeson klasifikimin e konstruktorëve ndaj Scuderi’së me 24 pikë.

LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa