Referendumi, mision i pamundur? Kthupi: Ja çfarë parashikon ligji

30 Qershor 2023 | 12:50

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Rezart Kthupi, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania për të folur rreth kërkesës së bërë nga partitë e vogla për referendum.

Ai tha se Referendumi është deri diku i pamundur, pasi kushtet në të cilat ai mund të realizohet janë thuajse të pamundura për t’u plotësuar.

“Shqipëria ka një problem në sensin e referendumit. Problemi është se e para referendumi kërkon një pyetje të drejtpërdrejtë dhe përgjigje me po ose jo. Pra ti nuk mund të shtrosh çështje që janë teknike, të cilat duhet të kalojnë nëpërmjet ligjit.

Referendumi është një mënyrë me anë të të cilit ti përcakton kahun e përgjithshëm nga duhet të shkosh, por ti nuk mund ta detajosh këtë kah. Problemi i dytë që ka referendumi është se ai kërkon pjesëmarrje masive; që ti sot të kalosh një kërkesë në referendum, duhet të votojnë pro 50% plus një person i listës së zgjedhësve.

Shqipëria ka një problem në listën e saj të zgjedhësve: ka mbi 800 apo 900 vetë që nuk janë rezidentë në Shqipëri dhe që nuk vijnë dot të votojnë. Të gjithë këta që janë në Shqipëri duhet të votojnë e të votojnë pro, kjo e bën deri diku të pamundur”,-tha Rezart Kthupi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026