Reforma territoriale, Balla i përgjigjet Alibeajt: PS do i fitojë zgjedhjet në 2023

19 Shtator 2022 | 11:13

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, nuk ka arsye të ndihet i provokuar në lidhje me deklaratën e bërë prej tij, se i qëndron reformës së tanishme territoriale.

Gjatë një komunikimi me mediat, Balla u shpreh se ekspertët kanë sugjeruar se duhet të mbetet në fuqi ndarja aktuale administrative.

“Partia Socialiste do t’i fitojë zgjedhjet vendore të 2023-shit, kjo nuk është provokim, është fakt, sepse ne kemi dëshmuar si një parti e cila është forcë dhe fuqi ndryshimi, edhe në ato bashki ku jemi rikhyer të qeverisim pas shumë vitesh. Qytetarët e dinë, nëse duan punë, duhet të kesh një kryetar bashkie, përfaqësues të Partisë Socialiste. Nëse duan gjumë, e provoi Tirana nga viti 2011 deri në 2015.

Ne në Grupin parlamentar kemi marrë një informacion nga grypi ynë i ekspertëve. Na kanë sugjeruar që mes propozimeve që kanë ardhur, konkulzioni i ekspertëve është që ne t’i qëndrojmë kësaj ndarjeje administrative territoriale. Edhe sikur të kishte vendim për ndarje tjetër, nuk mund të zbatohej në zgjedhjet që do vijnë”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026