Reforma Territoriale, Balla takim me Alibeajn në Kryesinë e Kuvendit

24 Tetor 2022 | 11:15

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe deputeti Enkelejd Alibeaj do të zhvillojë sot një takim në Kryesinë e Kuvendit me synim për të negociuar mbi Reformën Territoriale.

Ora është ende e papërcaktuar, por mendohet që takimi të zhvillohet pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Integrimit ku Balla merr pjese si nënkryetar, rreth orës 13:00.

PD kërkon që vendi të ndahet në 94 bashki. Ndërsa për rajonet ky propozim i ri shtron idenë që vendi të ndahet në 6 rajone. Nga 61 bashki që janë aktualisht, ky draft propozon që të shtohen 33.

Ndërkohë ekspertët e mazhorancës në komisionin e Reformës Territoriale, rekomandojnë që për krijimin e një bashkie të re duhet të plotësohen kriteret e mëposhtme:

  • Të jete zonë funksionale.
  • Të mos dëmtojë zhvillimin ekonomik të bashkisë ekzistuese.
  • Të ketë një numër biznesesh dhe banorësh të përcaktuar.
  • Të jetë një territor që justifikon ndarjen.
  • Të ketë një numër të caktuar nxënësish për Arsimin parauniversitar dhe disa të tjera.
  • Ne propozojmë ndryshim legjislacioni duke adresuar problemet e evidentuar

Me këto propozime duket se PS i hap rrugën mundësisë së një bashkëpunimi me PD-në për shtim të numrit të bashkive.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026