Reforma territoriale; PD kërkon 95 bashki dhe 5 rajone, Tirana me 9 njësi
Është zbardhur edhe propozimi i pjesës tjetër të Partisë Demokratike për ndarjen territoriale.
Për dallim nga drafti i grupit parlamentar, dokumenti i prezantuar sot nga Oerd Bylykbashi propozon që vendi të ndahet në 95 bashki.
Ndërsa për rajonet ky propozim i ri shtron idenë që vendi të ndahet në 5 rajone.
Nga 61 bashki që janë aktualisht, ky draft propozon që të shtohen 34. Por jo të gjitha këto 95 do të kenë rolin e njëjtë, pasi vetëm 50% e tyre do të kenë rol qendror dhe kompetenca të plotë, ndërsa gjysma tjetër do të jenë me kompetenca të kufizuara.
Kështu, sipas këtij dokumenti, Vlora nga 7, bëhet me 11 ku shtohen Orikumi, Novosela, Amantia dhe Ksamili.
Korça nga 6 bëhet me 10 bashki, ku shtohen Leskoviku, Vithkuqi, Voskopoja dhe Pojani. Beratit i shtohen dy bashki, Shpiragu dhe Otllaku. Në Fier shtohen Golemi, Ardenica, Levani, Cakrani dhe Fratari.
Në Elbasan shtohen Shpati dhe Bradasheshi dhe Pajova. Kukësit i shtohen Bicaj dhe Shishtaveci. 2 bashki shtohen edhe në Durrës, Sukthi dhe Fushë Kruja. Në Lezhë shtohen, Bregu i Matës, Oroshi, Zadrima dhe Mamurrasi. 3 bashki shtohen në Dibër, Maqellara, Arrasi dhe Kastrioti.
Ndërsa Tiranës i shtohen 4 bashki, Ndroqi, Petrela, Kryevidhi dhe Dajti. Sakaq edhe në këtë propozim, qarqet e vetme ku nuk ndryshojnë njësitë vendore janë Gjirokastra dhe Shkodra që mbetet përkatësisht me 7 dhe 5 bashki.
LEXONI GJITHASHTU:
Përfundon protesta para Kuvendit, protestuesit marshojnë drejt Komisariatit Nr. 1 ku mbahen të shoqëruarit
Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura
- 12:06 Përfundon protesta para Kuvendit, protestuesit marshojnë drejt Komisariatit Nr. 1 ku mbahen të shoqëruarit
- 12:00 Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)
- 11:04 Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:52 Berisha: Mbështesim huanë me SHBA por nuk votojmë procedura antikushtetuese
- 10:50 Bardhi: Mazhoranca nuk na vuri në dispozicion marrëveshjen e huasë me SHBA-në për mbrojtjen