Regjistrimi Rama- Berisha-Hajdari, Kadilli: Ende kemi një demokraci të negociuar
Politikani Fatbardh Kadilli ka komentuar regjistrimin e kreut të PD-së Sali Berisha, kryeministrit Edi Rama dhe Azem Hajdarit më 4 Janari të vitit 1991, që u publikua mbrëmjen e djeshme në një emision televiziv.
Kadilli në një intervistë për Euronews Albania tha se në vendin tonë demokracia është vetëm formë dhe sipas tij në thelb qëndrojmë ende të mbyllur.
Më tej ai theksoi se kemi një sistem që nuk ka garë as në pjesëmarrje dhe as në garë.
“Ne sot vazhdojmë t’i qëndrojmë një demokracie të negociuar. Nga regjimi diktatorial që në formë është demokracia por në thelb mbetet shumë i mbyllur. Është një sistem që nuk ka barazi në garë e as në pjesëmarrje.
Është një sistem që elita politike e dikurshme, pati mundësi të negocionte tranzicionin nga diktatura drejt një sistemi formal shumë partiak dhe e mbajti përsëri të mbyllur. Kulmi i mbyllje, është Kushtetuta e vitit 2008 që a ka lënë në dorë atyre që janë kryetarë partie ta mbajnë sistemin mbyllur, vendosin ata që janë kryetarë partie se kë ofrojnë dhe kë largojnë”- tha ai.
Në rrethana të cilat janë ende të paqarta, Rama, Berisha dhe Hajdari janë takuar në studion e piktorit Ramadan Karanxha.
Prezent në atë moment ka qenë edhe piktori Sali Shijaku, ndërsa dialogu mes tyre është regjistruar nga një magnetofon që Karanxha ka pasur në studio.
LEXONI GJITHASHTU:
- Nga Korridori Blu tek bypass-i Elbasanit, Balluku prezanton projektet infrastrukture
- Mashtronin biznesmenët, lihen në burg dy vëllezërit dhe bashkëpunëtori i tyre
- ‘Do dal nga burgu pas dy muajsh’, letra e Havier Dobit për të dashurën
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në