Regjistrohet rasti i parë më variantin Omicron në Maqedoninë e Veriut

24 Dhjetor 2021 | 21:15

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rasti i parë me variantin Omicron të COVID-19. Ministria e Shëndetësisë në RMV informoi se i infektuari me këtë variant është në izolim shtëpiak dhe është hera e dytë që infektohet.

Personi në fjalë, i sapokthyer nga Britania e Madhe  së fundmi edhe ishte vaksinuar me dy doza të vaksinës Pfizer.

“Bëhet fjalë për një riinfeksion, pra pacienti në janar të vitit 2021 ka kaluar sëmundjen në mënyrë asimptomatike. Pas kalimit të sëmundjes, pacienti ka pranuar dy doza të vaksinës Pfizer. Për herë të dytë ka marrë test pozitiv ndaj COVID-19 para dy ditësh, kur edhe është konfirmuar se bëhet fjalë për variantin Omicron. Pacienti aktualisht ka një pasqyrë të lehtë klinike dhe po trajtohet i izoluar në shtëpi”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Dy ditë më parë, edhe në Shqipëri u identifikuan 2 raste me variantin Omicron.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026