Rekomandimet e OBSH-së: Të shpëtojmë jetë duke ulur konsumin e kripës

16 Maj 2025 | 16:00

Kripa, një përbërës i zakonshëm në përditshmërinë tonë, po kthehet në një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin publik në Evropë.

Sipas OBSH-së, sëmundjet kardiovaskulare janë vrasësi numër një në Evropë, dhe konsumi mbi normën e kripës shihet si një nga shkaktarët kryesorë.

Në shumicën e vendeve, marrja e kripës tejkalon normën e rekomanduar prej 5 gramësh në ditë dhe më shumë se 70% e kripës merret nga ushqimet e përpunuara.

Ekspertët vlerësojnë se përdorimi pa kriter i kripës ndikon në rritjen e tensionit të gjakut, infarktin dhe goditjet në tru.

Për këtë arsye, ata paralajmërojnë se nëse e ulim konsumin e kripës me 25%, deri në vitin 2030 mund të shpëtojmë rreth 900 mijë jetë në Evropë.

OBSH rekomandon që të hartohen politika më të guximshme që vendosin shëndetin publik përpara fitimit dhe që krijojnë mjedise të shëndetshme, ku zgjedhja më e mirë për shëndetin të jetë edhe ajo më e lehta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)

Tajvani ka zhvilluar një stërvitje të gjerë përgatitore në pjesën qendrore të ishullit, duke simuluar skenarë ekstremë si një bllokadë kineze, një tërmet i fuqishëm...
20:27 | 03/07/2026

Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së

Ndërsa ndodhet në një vizitë zyrtare në Irlandë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi progresin e bërë në negociatat e anëtarësimit nga...
19:47 | 03/07/2026

Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët

Sipas një analize të fundit të UNICEF-it, mbi 20 milionë fëmijë në 10 vende të botës kanë përdorur tashmë platforma të inteligjencës artificiale, duke e...
19:34 | 03/07/2026