Rektori i UT kritika arsimit: Ka qëndruar në vend, konkluzionet të gabuara
Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, ka folur këtë të hënë gjatë prezantimit të raportit të Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë.
Ai theksoi se dokumenti i prezantuar është thuajse identik me atë të një viti më parë dhe se, pavarësisht disa reflektimeve mbi shqetësimet e adresuara, në thelb “asgjë nuk ka ndryshuar”.
“Që nga viti 2023 e deri tani, arsimi i lartë ka qëndruar në vend,” u shpreh Hoxha, duke ngritur dyshime mbi metodologjinë mbi të cilën bazohet raporti.
Rektori kujtoi edhe një takim të mëparshëm me Kryeministrin në tetor të vitit 2024, ku, sipas tij, kishte paralajmëruar për mungesën e përmirësimeve reale në këtë proces.
“Zoti Kryeministër, nëse e mbani mend, në fund të mbledhjes së tetorit 2024 ju kërkova vetëm dy minuta. Ju thashë se, sido që të përmirësohet ky raport, nëse ai mbështetet në një metodologji të gabuar, do të prodhojë konkluzione të gabuara. Dhe sot e pamë qartë: nga rekomandimet, asgjë nuk ka ndryshuar,” tha Hoxha.
Ai shtoi se përkundër pritshmërive dhe punës pesëvjeçare në këtë fushë, performanca e arsimit të lartë mbetet në nivele të ngjashme, madje sipas tij, në disa raste edhe më të ulëta sesa ajo e viteve 2015-2016.
“Ka vetëm një kozmetikë të vogël, por në thelb, konkluzionet janë të njëjta. Një pjesë e tyre janë të vërteta, sepse e dimë mirë ku ndodhet arsimi. Por unë nuk besoj se Shqipëria mund të pranojë që pas pesë vitesh intensive pune, arsimi i lartë të jetë aty ku ishte ose ndoshta më poshtë,” përfundoi ai.
Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…
Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet
Protestuesja nga Franca në Tiranë, thirrje për ndryshim dhe integrim në BE
- 22:26 Komisioni Europian miraton planin e rimëkëmbjes së Hungarisë, hapet rruga për fondet e BE-së
- 22:17 A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë
- 22:11 Irani përfshin Gazën në axhendën e paqes, zyrtarë: Teherani po punon për paqe në të gjitha frontet rajonale
- 22:10 Kikia rreshton arritjen e protestës: Është një lëvizje shoqërore
- 22:07 Trump: Kuba dëshiron dialog me SHBA-në, Rubio është i angazhuar drejtpërdrejt në këtë proces
- 22:00 Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…