Rriten numrat në RMV, arrin në mbi 1 mijë viktima nga COVID-19

1 Nëntor 2020 | 16:46

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 10 viktima ndërkohë që nga testet e fundit janë regjistruar 865 raste të reja me COVID-19.

Viktimat janë katër pacientë nga Shkupi (67, 58, 64 dhe 76 vjeç), dy nga Prilepi (70 dhe 73 vjeç), një pacientë nga Manastiri (52 vjeç), një nga Ohri (77 vjeç), një nga Koçani (48 vjeç) dhe një pacientë nga Probishtipi (76 vjeç).Të gjithë kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2 449 teste nga ku dalë pozitivë 865 persona. Aktualisht RMV numëron mbi 10 300 raste aktive me COVID-19. Në total që prej fillimit të pandemisë, RMV ka kryer mbi 250 mijë testime.

Ndërkohë, Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 359 pacientë të rikuperuar gjatë ditës së fundit.

Bashkë me bilancin e ditë së fundit, Maqedonia e Veriut ka arritur në 1004 viktima nga coronavirus.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026