RENEA e 10-ta mes 41 forcave speciale në botë, pamjet nga gara në Dubai
Reparti elitë i Policisë së Shtetit RENEA morri pjesë në një garë ndërkombëtare të forcave speciale nga e gjithë bota që u zhvillua në Dubai.
Euronews Albania sjell pamjet dhe rezultatet e repartit për eliminimin dhe neutralizimin e elementit të armatosur. Nga data 13 deri më 17 mars forcat RENEA të policisë shqiptare testuan aftësitë e tyre taktike dhe të armëve në Dubai.
Bëhet fjalë për turneun “SWAT CHALLENGE” ku morën pjesë edhe 41 skuadra speciale nga e gjithë bota.
Për 5 ditë forcat RENEA garuan edhe për qëndrueshmërinë fizike dhe fokusin mendor në situata të ndryshme.
Në ditën e parë të garës, forcat tona RENEA, u renditën të 10-tët duke lënë pas forcat speciale franceze “RAID” që janë të njohura në europë.
RENEA- e thënë ndryshe, reparti i eliminimit dhe neutralizimit të elementit të armatosur janë elita e Policisë së Shtetit.
Në Dubai këto ditë është mbajtur edhe samiti botëror i policisë ku i pranishëm ka qenë drejtori i policisë shqiptare Gledis Nano.
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 07:47 PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 07:39 OBSH: Inteligjenca artificiale në shëndetësi po ecën më shpejt se rregullat
- 07:37 Argjentina përmbys Anglinë 2-1 dhe siguron finalen e Kupës së Botës
- 07:33 Hegseth: Ushtria amerikane do t’i nënshtrohet testeve për testosteronin
- 07:29 SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut forcojnë bashkëpunimin për sigurinë, në përgjigjie të kërcënimeve bërthamore
- 07:11 SHBA zgjeron sulmet ndaj Iranit, Teherani kundërpërgjigjet