Rënia e monumentit të Enver Hoxhës përkujtohet në rrjetet sociale
Më 20 shkurt të vitit 1991, në Tiranë, u rrëzua statuja e diktatorit Enver Hoxha. 29 vite kanë kaluar nga kjo ndodhi dhe ajo u përkujtua, jo në rrugë institucionale por nëpërmjet postimeve në rrjete sociale.
U vu re që shumë nga postimet përkujtimore në rrjetin social Twitter, ishin në gjuhën italiane.
Ndërkohë në rrjetin social Facebook, pjesa më e madhe e postimeve ishin nga pjesëtarë të opozitës. Ata kujtonin një nga simbolet e ardhjes së demokracisë në Shqipëri.
Në fjalitë e fundit të tyre ishte dhe një paralelizëm me situatën e ditëve të sotme dhe kritika për qeverisjen e maxhorancës. Kishte dhe nga ata që mesazhin e tyre për pakënaqësi e dhanë edhe nëpërmjet fotove, si ish-kryebashkiaku i Kamzës Xheal Mziu, ku në një foto të rënies së statujës kishte zëvendësuar figurën e Enver Hoxhës me atë të Edi Ramës.
Më shumë nga të gjithë spikati statusi i ish kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili duke përfituar nga rasti që Facebook nuk ka një limit karakteresh në hartimin e statuseve, kishte shkruar shumë lidhur me këtë ditë.
Në vazhdim të ditës ai postoi edhe një video me momente të rënjes së statujës me mbishkrimin “Nje rikujtese! Sb”. Video ka këngën “The Final Countdown” nga grupi Europe si kolonë zanore.
Por nuk kanë qenë vetëm politikanët ata të cilët kanë kujtuar dhe dedikuar mesazhe kësaj dite. Artisti Gentian Shkurti postoi një foto nga momenti i rënies së statujës por ndryshe nga fotot e zakonshme që përkujtojnë atë çast. Ai ndryshoi perspektivën e fotos dhe duket sikur statuja e Enver Hoxhës vazhdon të qëndrojë në këmbë ndërsa populli është duke u rrëzuar.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
- 13:32 Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 13:26 Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
- 13:20 Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi
- 13:16 Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia
- 13:10 Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike