Reshje dhe luhatje temperaturash, parashikimi i motit për këtë javë
Meteorologu Hakil Osmani në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews ka treguar se si do të jetë moti për këtë javë.
Ai theksoi se sot moti do të jetë i kthjellët ndërsa shtoi se do të ketë reshje sërish ditën e nesërme.
“Ditën e sotme do të sjellë përmirësime të përkohshme të kushteve të motit, por sërish dita e martë do të sjellë reshje të shiut dhe pritet që të kemi herë pas here dhe rrebeshe”-tha ai.
Sipas tij dita e mërkurë dhe e enjte do të ketë kthjellime të vranësirave të cilat do të gjenerojnë reshje shiu.
Në veri-perëndim do të ketë reshje shiu dhe rrebeshe.
Ai nënvizoi se përsa i përket temperaturave të ajrit. Deri ditën e mërkurë, pritet që të ketë luhatje të tyre.
“Ditën e sotme do të shkojnë jo më shumë se 19 gradë celsius, ndërsa dita e martë do të sjellë një rënie më të ndjeshme të temperaturave të ajrit duke bërë që vlerat minimale të zbresin në -1 apo -2 gradë celsius. Dita e mërkurë do të sjellë një rritje të temperaturave”-përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë