Reshje shiu dhe bore nga e mërkura – Parashikimi i motit për javën

2 Dhjetor 2024 | 09:44

Java ka nisur me temperatura të ulëta, që shkojnë -2 dhe -3 gradë celsius në zonat e ulëta, por duke nisur nga e marta do ketë rritje graduale të temperaturave, me vlerat minimale në zonat malore në 1 gradë celsius.

Meteorologu i Meteolab Hakil Osmani tha në Euronews Albania se nga e enjtja e në vijim do ketë sërish ulje të temperaturave deri -2 -3 në zonat malore ndërsa maksimumet në Ultësirën Perëndimore deri  më 15 gradë celsius.

Sot dhe nesër moti do jetë i qëndrueshëm, vranësirat do të shtohen të mërkurën duke sjellë reshje, në fillim në zonat veriore më pas në gjithë territorin dhe reshje bore në gjithë zonën lindore.

E enjtja dhe e premtja do karakterizohen nga vranësira dhe mundësi për reshjeve të shiut dhe borë në zonat malore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryepiskopi Joan maturantëve: Bëhuni protagonistë të së mirës, të paqes, të përpjekjes dhe të dashurisë

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, përcolli një mesazh frymëzues për maturantët dhe komunitetin e shkollës “Protagonistët” gjatë ceremonisë së diplomimit, të zhvilluar në Qendrën Kulturore...
21:33 | 30/06/2026

Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e së shtunës zonën e Lumit të Vlorës, konkretisht fshatin Vranisht, duke sjellë reshje intensive shiu dhe erë...
20:39 | 30/06/2026

Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Elbasanin po sjellin një rritje të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore, veçanërisht mes grupeve më të rrezikuara. Vetëm gjatë...
20:31 | 30/06/2026